“Pesëshja e madhe” të shtunën në Kosovë/ Haziri: Zgjedhjet në komunat e Veriut do të jenë me urgjencë pjesë e planit

schedule16:20 - 20 Tetor, 2023

schedule 16:20 - 20 Tetor, 2023

Të shtunën zbarkojnë në Prishtinë e Beograd pesë diplomatë të lartë, përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirolslav Lajçak, i shoqëruar nga këshilltarët e lartë të liderëve të Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë për “Ballkan Update” se 24 shtatori ka krijuar një situatë të re në Kosovë dhe natyrisht implementimi i paraprirë nga BE si propozim do të zbatohet paralelisht.

Sipas Hazirit, ajo që tani me urgjencë pritet të jetë pjesë e planit, do të jene zgjedhjet në katër komunat e Veriut.

Nuk ka ndarje të informatave, përpos asaj që është thënë. Palët nuk mund të vazhdojnë të kryqëzuara në dialog. Duke shtuar edhe situatën e re, 24 shtatori ka krijuar një situatë të re në Kosovë dhe natyrisht implementimi i paraparë nga BE si propozim që të jetë në binarë të barabartë ose do të zbatohet paralelisht. Thash do të jetë parimi ai që do të thuhet ose do të kërkojnë që palët të implementojnë shpejt, duke e konsideruar vazhdimin e tij dhe duke e ndërlidhur me gjendjen pas aktit terrorist dhe agresionit në Kosovë dhe mbi të gjitha situatën e rëndomtë tani dhe vëmendjen e kanë zhvendosur shumë edhe lufta Izraelo-Palestineze apo e Izraelit dhe Hamasit që po ndodh në Lindje të Mesme.

Ajo që tani me urgjencë pritet të jetë pjesë e planit, besoj shumë që do të jene zgjedhjet në katër komunat e Veriut dhe një proces normalizimi i brendshëm do ta quaja është një lloj prioriteti që u nënvizua nga presidenti francez në vizitën e tij në Tiranë. Praktikisht, është krijuar një ambient që qytetarët serbë në veri të Kosovës garantojnë pjesëmarrje dhe Beogradi ka treguar një pozicion mbështetës në këtë situatë”, tha ndër të tjera ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!