VIDEO/ Erë e fortë dhe dallgë në det, pezullohet lundrimi në Vlorë

schedule10:22 - 20 Tetor, 2023

schedule 10:22 - 20 Tetor, 2023

VLORË- Këtë të premte është përkeqësuar  situata e motit në Vlorë.  Gazetari i ABC News, Elton Nika, raporton se era është shumë e fortë dhe deti ka dallgë që shkojnë 7-8 ballë.

Referuar kushteve prej ditës së djeshme është vendos pezullim i lundrimit detar. Situata e rënduar do të jetë kryesisht këtë të premte dhe të shtunë me mot të shoqëruar me erë të fortë dhe det me dallgë nga 2,5 deri ne 3,5 metra.

Pezullimi mbetet për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese ndërsa do të mbetet i tillë deri mëngjesin e të dielës. Ndërkohë konfirmohet se këtë të premte pezullohet lundrimi edhe për tragetin e linjës Vlorë- Brindisi.

Gjatë pasdites pritet që forca e erës të shtohet duke sjellë kështu edhe pezullim të lundrimit të tragetit në linjën më Italinë/abcnews.al