Paris Saint-Germain do të zbresë këtë fundjavë në fushën e blertë përballë Strasbourg, në një sfidë, të vlefshme për javën e 9 të Ligue 1, ku parizienët janë të “dënuar” për të marrë maksimumin, sidomos pas një fillim sezoni jo të mirë.
Pas tetë javësh, skuadra e Luis Enrique ka arritur të grumbullojë deri më tani 15 pikë, ndërsa përpara e pret një kalendar i vështirë, kjo për shkak se pas takimit të kësaj fundjave, parizienët do të vendosen përballë “kuqezinjve” të Milan në Champions.
Skuadra ka nisur përgatitjet për sfidën e fundjavës, , ndërsa në orët e fundit ka pasur lajme pozitive nga infermieria, teksa mësohet se “fantazisti” spanjoll Marco Asensio është rikthyer të stërvitet me pjesën tjetër të grupit, me spanjollin që nuk luan nga 8 shtatori, pas një dëmtimi të pësuar gjatë kohës kur po luante me Kombëtares në sfidën ndaj Gjeorgjisë.
Gjithsesi, ndaj Strasbourg pritet të mungojë talenti Ëarren Zaire-Emery, me kapitenin e 21-vjeçarëve të Francës që ka ndjerë shqetësime gjatë ndeshjes me Qipron në kualifikueset e Euro 2025. /i.m /abcnews.al