Partizani, Olsi Rama: Ishim të përgatitur për derbin pavarësisht situatës

schedule21:39 - 19 Tetor, 2023

schedule 21:39 - 19 Tetor, 2023

Olsi Rama, drejtori i përgjithshëm i Partizanit, e ka vlerësuar si të meritua suksesin e sotëm në derbin e kryeqytetet nga të kuqtë, të cilët triumfuan 2-1 në ”Air Albania”.

“Më vjen mirë që pas dy fitoreve të kombëtares, “Air Albania” u mbush përsëri me tifozë në një festë të bukur. Kishim ardhur të përgatitur me gjithë problemin e kohëve të fundit dhe transferimin e trajnerit. Kjo fitore është sigurisht për djemtë, stafin dhe padyshim për tifozët. E merituam në fushë.

Trajneri? Nuk është përcaktuar ende asgjë, presidenti Demi është shumë i qetë në këtë drejtim. Tani për tani stafi ka marrë drejtimin dhe padyshim fitorja tregon që ka bërë një punë të mirë këto ditë. Ekipi luajti mirë, rrjedhshëm dhe me qartësi. Mendoj se formula e kampionatit nuk na nxiton shumë që të bëjmë zgjedhje të gabuara por të bëjmë zgjedhje të mirëmenduara.

Jam i kënaqur sigurisht se fitorja është e rëndësishme. Jo vetëm fitorja, por edhe karakteri që treguan djemtë në fushë.
Mendoj që ndeshja ishte përgatitur mirë dhe ekipi ka qëendruar i vendosur mirë në fushë dhe i ekuilibruar gjatë gjithë kohës se dihet që Tirana ka lojtarë me cilësi që mund të të bëjë dëm në çdo moment, i kishin edhe ata 2-3 shanset e tyre. Por edhe ne mund të shfrytëzonim rastet, ekipi ishte i balancuar, luajti, djemtë sakrifikuan për njëri- tjetrin dhe morëm rezultat.

Më vjen keq se situata me qendërmbrojtësit është dramatike se kemi edhe Prekën e Sembene të dëmtuar. Bytyçi është integruar mirë por Sota është me peshë në prapavijë, sidomos në derbi ku është e rëndësishme eksperienca. Megjithatë, Koçijan u fut dhe bëri të vetën”, tha Rama për “MCN” pas ndeshjes./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!