Kapen ‘mat’ duke vënë baste sportive/ Pranga pronarit të lokalit në Kurbin dhe 4 të tjerëve

schedule17:02 - 19 Tetor, 2023

schedule 17:02 - 19 Tetor, 2023

Pesë persona janë arrestuar nga policia e Kurbinit në kuadër të operacionit “Basti i fundit” për goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Në pranga ka rënë një 18 vjeçar pasi e kishte vënë lokalin e tij në dispozicion të basteve me celularë dhe të organizimit të lojërave me letra.

Katër shtetasit e tjerë që u arrestuan u kapën në flagrancë duke luajtur. Të gjithë këta shtetas u kapën në lokalin e 18 vjeçarit Bruklin Halili teksa vinin baste sportive. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 11 300 lekë, celularë dhe letra bixhozi, që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Të arrestuar:

Bruklin Halili, 18 vjeç, banues në Laç
Dritan Shupli, 30 vjeç, banues në Laç
Fabio Halili, 20 vjeç, banues në Laç
Marsel Kasmi, 29 vjeç, banues në Laç
Valdano Murati, 31 vjeç, banues në Laç

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”./abcnews.al