Netflix është duke përgatitur një mini-serial për presidentin amerikan John Fitzgerald Kennedy, raporton ekskluzivisht Variety.
Ai do të bazohet në librin “JFK: Ardhja e moshës në shekullin amerikan, 1917-1956” nga autori fitues i çmimit Pulitzer Fredrik Logeval i cili doli në vitin 2020 me pjesën e parë të biografisë me dy vëllime që tregon jetën e tij nga fëmijëria në Masaçusets deri në kohën kur u bë presidenti më i ri i SHBA.
Skenaristi fitues i çmimit Oscar të “Forrest Gump”, “A Star is Born” dhe i shumëpritur “Killers of the Flower Moon”, Eric Roth është duke shkruar dhe prodhuar me Peter Cernin dhe Geno Topping që shërbejnë si producentë ekzekutivë.
Netflix is developing a limited series based on the life of U.S. President John F. Kennedy. According to sources, Netflix sees the series as something like an American version of “The Crown.”
Details here: https://t.co/s4ea8BC93A pic.twitter.com/3c8FWPYmfj
— Variety (@Variety) October 13, 2023
Projekti i ri sipas burimeve të Variety do të jetë në të njëjtin drejtim me serialin mjaft të suksesshëm për familjen mbretërore britanike “The Crown” që po i vjen fundi. Dhe mund të ndjekë të njëjtin model ku aktorë të ndryshëm luajnë të njëjtët personazhe në periudha të ndryshme të jetës së tyre.
Vihet re se 22 nëntori shënon 60-vjetorin e vrasjes së presidentit të 35-të amerikan, i cili ra i vdekur gjatë vizitës së tij zyrtare në Dallas të Teksasit./abcnews.al