SARANDË- Policia e Sarandës arriti të zbardhë një ngjarje, ku rezulton se 33-vjeçari Hekuran Murtaj ka gënjyer në dëshminë e tij dhënë para oficerëve.
Ai kishte dëshmuar se ishte dëmtuar aksidentalisht duke punuar tokën nga një fishek luftarak, por e vërteta duket se është krejt ndryshe.
Ai rezulton se është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri, të cilën e posedonte pa leje.
Gjithashtu janë arrestuar edhe dy shtetas të tjerë të cilët dyshohet se fshehën armën e zjarrit dhe bënë kallëzime të rreme, për të penguar zbulimin e së vërtetës. Bëhet fjalë për Mullez Murtaj dhe Luan Rama.