Nuk kanë vonuar reagimet e ashpra pasi qyteza e Berçetos në Itali shpalli qytetar nderi liderin kurd Abdullah Oçalan. Ankaraja ka thërritur në takim urgjent ambasadorin italian në Turqi, duke e cilësuar këtë vendim si të papranueshëm.
Ministria e jashtme turke ka thërritur në një takim urgjent ambasadorin Italian në Ankara, për të shprehur dënimin e fortë të qeverisë së Erdoan për vendimin e qytezës italiane të Berçetos për t’i dhënë titullin qytetar nderi, liderit kurd Abdullah Oçalan. Ky i fundit prej 20 vjetësh ndodhet i burgosur në ishullin – burg turk të Imralit. Oçalan është dënuar me vdekje për terrorizëm, dënim i transformuar në burgim të përjetshëm, dhe është në listën e personave që konsiderohen terroristë nga Bashkimi Europian. Por kryebashkiaku i Berçetos e mendon ndryshe dhe u shpreh se ka mbrojtur të drejtat civile të një njeriu që jeton në izolim prej më shumë se 20 vitesh. Ai theksoi se fakti që Berçeto mund të jetë shkak i një krize ndërkombëtare mes Turqisë dhe Italisë është një ekzagjerim. /ABC News Albania 24/7