“Pesë vite që nuk ka asnjë studentë në degën e tunxhit”, Dekani Shehu: Dikur kishte 11 Shtëpi Pioneri

schedule10:05 - 19 Tetor, 2023

schedule 10:05 - 19 Tetor, 2023

Dekani i Fakultetit të Muzikës, Isak Shehu ka deklaruar në “Pas Mesnate”, se interesi i nxënësve për të ndjekur lëndët e muzikës ka rënë. Ai ka marrë shembull, degët e tunxhit, e cila sipas tij, lë për të dëshiruar.

Shehu ka thënë se dikur dilnin shumë studentë nga e gjithë Shqipëria, pasi ekzistonin bandat si e Korçës, Shkodrës, Elbasanit. Ndërsa, së fundmi, ka 5 vite që nuk ka asnjë studentë tunxhi nga Shkodra.

“Shkolla e mesme duhet të ringrihet. Degët e tunxhit lënë për të dëshiruar. Kanë pesë vjet që nuk vjen asnjë instrumentist tunxhi nga Shkodra, që Shkodra në 1930 ka pasur gjashtë banda dhe kanë qene me cilësi artistike. Më ’76 u krijua banda e parë dhe të mendosh që sot që kemi këtë ulje të nivelit. Në çfarëdo lloj ambienti ku luhet muzikë, tromba është familjare. Nuk është puna se nuk e duan studentët, ne duhet të krijojmë politika të atilla. Duhet një mbrëmje dimri të shpjegojmë sepse nuk funksionon kjo punë. Elbasanit, Shkodra, Korca ka pasur shumë. Banda Vatra nga Korça ka qene më e mira. Sot, nga Korça nuk ka asnjë student. Për çudi, unë kam studentë shumë të mirë që kanë mbaruar përpara, një nga Elbasani dhe një nga Mirdita, është një vajzë dhe një djalë që i bien shumë bukur trombës. Unë do të isha për këtë, që ne patjetër do duhet të mbështesim shkollat e mesme dhe arsimin e mesëm. Edhe arsimi i mesëm muzikor duhet të shkojë aty ku ishte, në 1990 Tirana kishte 150 mijë banorë, kishte 10 Shtëpi Pioneri, kishte Shtëpinë e madhe të Pionerit që ishte 11, pesë shkolla muzike me drejtim muzikor dhe Liceun Artistik, që ishte shkolla kryesore e muzikës. Sot janë 1milionë e 500 mijë banorë dhe janë mbyllur të gjitha shkollat, dy kanë ngelur “Dëshmorët e Lirisë” dhe “Servete Maçi”. Edhe liceu është kthyer nga shkollë kombëtare e muzikës, në shkollë e mesme me drejtim artistik. Është futur matematika që nuk i duhet. Edhe çfarë ndodh? Ata që kanë ngelur në matematikë, janë më të mirë sesa ata që kanë kaluar, edhe ata vijnë me raundin e dytë, por këto që vijnë në raundin e parë zënë vendet dhe ato që vijnë të dytët janë më të mirët.

Prurjet sivjet janë shumë më pak se në të gjitha fushat. Ne kemi një fatkeqësi, dy orë muzikë kanë qene, tani është bërë një orë muzikë dhe tani bëhet tre orë fiskulturë”, u shpreh dekani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!