Mediat serbe kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të Federatës së Futbollit të Kosovës për të mos lejuar zhvillimin e ndeshjes mes ekipit serb të Trepçës në Mitrovicë dhe ekipit të Crvna Zvezdës.
Pasi nuk dha leje për zhvillimin e ndeshjes, federata i kërkoi policisë që të mos lejojë futjen e futbollistëve në territorin e Kosovës për të shmangur çdo problem.
Lajmi i Kurir
Mirëpo kjo është lexuar si provokim nga mediat serbe, të cilët e kanë cilësuar si “një plan të fëlliqur të shqiptarëve ndaj serbve dhe skuadrës së tyre”, raporton Albeu.com.
“Kurir” shkruan se lojtarët e kampionëve serbë nuk u lejuan që të futeshin në territorin e Kosovës me forca speciale.
“Ata kishin vendosur forca speciale në doganë si edhe më pas gjatë rrugës, të cilët kishin në dorë fletë arreste për futbollistët tanë”, vijon Kurir.
Pasi qendruan disa momente në doganë, ndërkohë që protestonin, futbollistët serbë janë kthyer mbrapsht për në Beograd. /abcnews.al/