I akuzuar për korrupsion, nis gjyqi për ish-kancelarin Sebastian Kurz

schedule10:28 - 18 Tetor, 2023

schedule 10:28 - 18 Tetor, 2023

Nis sot në Vjenë gjyqi për ish-kancelarin Sebastian Kurz, i cili akuzohet se ka dhënë dëshmi të rreme në një komision hetimor parlamentar në qershor të vitit 2020.

Sebastian Kurz më pas u pyet nëse ai kishte promovuar emërimin e bashkëpunëtorit të tij të besuar Thomas Schmidt si kreu i kompanisë së fuqishme shtetërore ÖBAG dhe nëse ai ishte përpjekur të formësonte përbërjen e Bordit Mbikëqyrës të kompanisë.

Ish-kancelari u përgjigj negativisht, por shmangu përdorimin e fjalës “Nein” (jo) dhe preferoi “Na”, që në dialektin vjenez mund të interpretohet edhe si një mënyrë për të mos dhënë një përgjigje.

“Gjithmonë e kam ditur që Thomas Schmidt ka qenë kandidat, por nuk e kam marrë vendimin. Këtë e ka marrë Këshilli Mbikëqyrës”. “A keni qenë i përfshirë paraprakisht?”, është pyetur ai, për të cilën ai është përgjigjur: “Me pak fjalë kam qenë i përfshirë, në kuptimin që kam qenë në dijeni”, thuhet në deklaratën e Kurz.

Procedurat gjyqësore nuk pritet të përfundojnë para fundit të vitit apo edhe në fillim të vitit 2024, pasi numri i dëshmitarëve është i lartë.

Ish-kancelari 36-vjeçar dyshohet edhe për një rast të dytë, për përvetësim të fondeve publike, të cilat i përdori për të financuar sondazhe të rreme dhe artikuj për të në tabloidet kryesore austriake.

Ky hetim është ende në vazhdim.

Sebastian Kurz dha dorëheqjen si kancelar në tetor 2021 nën peshën e skandaleve dhe fillimisht u zhvendos në SHBA për të punuar për një kompani në pronësi të miliarderit gjerman Peter Thiel.

/abcnews.al