Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për tre personat që dyshohen si autorë të vrasjes së 56 vjeçarit pas një konflikti për motive të dobëta. Për Agron Hametin u dha burg pa afat, kurse për Astrit Hametin dhe Nustret Hoden me afat 30 ditor.
Ngjarja ndodhi para disa ditësh në zonën e plazhit të vjetër. Autorçt dhe viktima u përfshinë në një konflikt mes tyre dhe nga përplasja fizike Stavri Mino ra pa ndjenja në tokë duke humbur edhe jetën.
Tre të ndaluarit akuzohen se dhunuan fizikisht viktimën dhe për pasoje i shkaktuan vdekjen. /ABC News Albania 24/7