“Do e kemi një tjetër Lorik, Kumbulla arrin larg! Hysajn e zëvendësoj unë”

schedule13:15 - 9 Tetor, 2019

schedule 13:15 - 9 Tetor, 2019

Frederic Veseli vijon të ketë besimin e trajnerëve italianë në kombëtare. Futbollisti që në të shkuarën ka qenë pjesë e kombëtareve të moshave të Zvicrës, si dhe pjesë e Manchester United dhe Manchester City, është nga ata që luanë në çdo pozicion të prapavijës.

Ai mund të pozicionohet edhe si mesfushor qendre. Normalisht një lojtar të tillë do e donte çdo trajner. Veseli sot ka dalë para mediave dhe flet për ndeshjet me Turqinë dhe Moldavinë. Mbrojtësi u është përgjigjur gazetarëve për gjithçka, edhe pse të flasë shqip për të nuk është shumë e lehtë.

MODULI ME TRE MBROJTËS – “Besoj se i kemi lojtarë që përshtaten me atë skemë. Me katër kalojmë lehtë. I bëjmë të dy skemat. Varet gjithçka nga kundërshtari. Nuk është fiks me tre mbrojtës, mund të jetë edhe me pesë.

TURQIA – “Normal ka shumë rëndësi kjo ndeshje, pasi e dimë që fitorja na jep mundësinë të bëjmë një hap të madh. Dua të fitojmë që të ecim përpara. Besoj se mund t’ia dalim, sikurse në miqësoren në Antalia. Nuk duhet të kemi shumë presion dhe besoj se mund të fitojmë”.

PRURRJET E REJA – “Na ndihmojnë. Gjithmonë kanë ardhur lojtarë me kualitete. I kemi parë në stërvitje dhe në ndeshje. Është shenjë që kemi lojtarë me perspektivë. Gjithashtu rritet konkurrenca, që i bën mirë skuadrës. Ata mund të luajnë tani dhe në të ardhmen. Vendos trajneri kush luan, ata me eksperiencën apo të rinjtë. Normal duhet një bazë dhe me presion mund të japin edhe më shumë. Ne jemi të gjithë gati dhe të motivuar për këtë ndeshje”.

ATMOSFERA – “Atmosfera është shumë e mirë, ne shkojmë mirë dhe flasim. Rrimë edhe me të rinjtë. Entuziazmi nuk është si para Europianit apo gjatë Europianit. Ishte event i pabesueshëm. Atmosfera është e mirë edhe tani. Kemi një miks lojtarësh:

LIDERI – “Cana ka qenë lider. Si lojtar dhe mua si një fans i tij, më mungon. Normal i mungon kombëtares, por nuk mund të luajë përjetë. Ishte shumë i rëndësishëm, por duhet të krijojmë ambientin tonë dhe të gjejmë një tjetër Lorik Cana. Do e kemi në të ardhmen një tjetër”.

EUROPIANI –“Kemi akoma shpresa, matematikisht kemi shanse. Një fitore me Turqinë na jep mundësia të mira të provojmë të shkojmë serish në Europian. Fitorja me Islandën na ka ndihmuar. Prezenca e tifozëve është ndjerë edhe tek ne. Mundemi ta shfrytëzojmë atë ndeshje të mirë për të dhënë më të mirën ndaj Turqisë dhe për të fituar. Fillimisht mendojmë për atë ndeshje, më pas i shohim hap pas hapi”.

KUMBULLA – “Është një lojtar i mirë, është ri dhe po e tregon veten në Serie A. Është djalosh i qetë, punëtor dhe mendoj se do arrijë shumë larg nëse ruan këtë sjellje dhe menatilitet. Është gjë e mirë edhe për kombëtaren kur një lojtar i ri përparon në një kampionat si Serie A. Hysaj na mungon shumë, sidomos pas ndeshjes që bëri me Islandën. Ai është një lider. Kemi lojtarë të tjerë që do e plotësojnë atë që bën ai. Edhe ai na mbështet. Mundem edhe unë ta bëj, vendos trajneri”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!