Të gjithë ata që besojnë në fuqinë e kristaleve ose kanë hulumtuar elemente mbi magjinë, tani mund ta çojnë hobin e tyre në një nivel akademik.
Kjo është e mundur duke u regjistruar në një master në magji dhe okult në një universitet në Britaninë e Madhe.
Universiteti i Exeter-it po kërkon të përkthejë interesin në rritje për okultizmin dhe magjinë me një kurs që do të eksplorojë historinë dhe ndikimin e magjisë në mbarë botën në shoqëri dhe shkencë.
Studimet multidisiplinare, të cilat do të fillojnë në vitin akademik 2024, që kanë të bëjnë me historinë, letërsinë, filozofinë, arkeologjinë, sociologjinë, psikologjinë, dramën dhe fenë për të treguar rolin e magjisë në Perëndim dhe Lindje.
Interesimi për këtë lëndë është shumë i madh, deri më tani kanë aplikuar mbi 100 kandidatë.
Këto studime master do të kombinojnë studimet tradicionale akademike perëndimore dhe më shumë qasje alternative, dhe studentët do të jenë në gjendje të prezantojnë tezat e magjistraturës përmes një performance.
Studentët në këtë kurs do të fitojnë aftësi që përfshijnë të menduarit krijues, të menduarit analitik, kuriozitetin dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës.
Ata gjithashtu do të kenë mundësinë të marrin module për dragonjtë në letërsinë dhe artin perëndimor, legjendën e Mbretit Artur, paleografinë, mendimin islam, teorinë dhe praktikën arkeologjike, pozicionin e gruas në mesjetë, librin në Evropën mesjetare dhe të hershme moderne./abcnews.al