Ministria palestineze e Shëndetësisë: Spitali në Gaza është jashtë shërbimit për shkak të sulmeve ajrore izraelite

schedule18:09 - 17 Tetor, 2023

schedule 18:09 - 17 Tetor, 2023

Një spital në Gaza doli nga shërbimi të martën pasi pësoi dëme të rënda pas sulmeve ajrore izraelite që synonin ndërtesat pranë, sipas një deklarate nga Dr. Ashraf al-Qidra, zëdhënësi i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza.

“Dëmtimet e rënda në spitalin Al Karama në Gaza bënë që ai të dilte jashtë funksionit si rezultat i sulmeve ajrore të forcave izraelite pushtuese që synonin ndërtesat fqinje dhe rënien e tyre (ndërtesat) drejt tij”, thuhet në deklaratë.

Ministria u ka bërë thirrje të gjithë pronarëve të stacioneve të benzinës dhe kujtdo që posedon naftë që të kontaktojnë ata për të siguruar karburant për shërbimet kritike mjekësore, thuhet në deklaratë.

Rezervat e karburantit në të gjitha spitalet e Gazës janë në prag, me vetëm rreth një ditë furnizim të mbetur, tha më herët të martën një agjenci ndihmëse e Kombeve të Bashkuara. Agjencia shtoi se dështimi i gjeneratorëve rezervë do të rrezikonte jetën e mijëra pacientëve./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!