Kancelari gjerman Olaf Scholz ka zbarkuar në Tel Aviv të martën, sipas një deklarate nga ministria e Jashtme e Izraelit.
Scholz u prit nga ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen, shkruan CNN.
Ndërkaq,të mërkurën do të mbahet në Jordani një samit mes SHBA-së, Jordanisë, Egjiptit dhe Palestinës.
Mbreti Abdullah II do të presë nesër një samit katërpalësh në Aman me presidentin amerikan Joe Biden, presidentin egjiptian Abdel Fattah Al-Sisi dhe presidentin palestinez Mahmoud Abbas për të diskutuar mbi zhvillimet në Gaza, ndikimin e tyre rajonal dhe dërgimin e ndihmës në rajon.
Biden “do të përsërisë se Hamasi nuk mbështet të drejtat e popullit palestinez dhe do të diskutojë nevojat humanitare të civilëve në Gaza,” tha ditën e djeshme zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, John Kirby./abcnews.al