Maratona e Tiranës, Bashkia: Një mundësi për të promovuar Shqipërinë, bllokime rrugësh për disa orë

schedule15:45 - 17 Tetor, 2023

schedule 15:45 - 17 Tetor, 2023

Të dielën e 22 tetorit në kryeqytet mbahet edicioni i shtatë i maratonës së Tiranës. Vrapues vendas dhe nga bota do të  garojnë  në katër disiplina.

Itinerari më i gjatë është ai prej 42 kilometrash. Një aktivitet sportiv, por sipas bashkisë dhe një mundësi për të promovuar Tiranën.

Për të garantuar   mbarëvajtjen e maratonës  dhe sigurinë e  garuesve  bashkia ka hartuar një plan masash.

Kështu disa prej rrugëve në Tiranë do të bllokohen për qarkullimin e automjeteve nga ora nëntë e mëngjesit deri në mesditë.

Transporti publik nuk do të mungojë, por rruga që autobuzët qytetas ndjekin në kryeqytet do të devijohet.

Ndërkohë qytetarëve iu kërkohet  të mos hynë brenda perimetrit të garës ndërsa ajo zhvillohet.