Mes përdoruesve të drogës në Vlorë ka edhe të mitur. Mjekët ngrejnë alarmin se numri i minorenëve që konsumojne lëndë narkotik është në rritje.
Shqetësues është edhe lloji i subsctancave narkotike që ata përdorin.
Mjeku Krenar Malaj thotë se të miturit priren të provojnë drogëra të forta.
Në qendrën ku ai punon marrin trajtim mjekësor e psikologjik 75 persona por numri i përdoruesve mendohet të jetë shumë herë më i lartë.
Për personat që kanë krijuar varësi nga lëndët narkotike mjeku thotë se nevojitet më shumë mbështetje jo vetëm nga institucuonet e kujdesit shëndetësor por edhe familja./abcnews.al