Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Beleri”, gjyqtarja do mendohet/ Jep dorëheqjen njëra. Tjetra kërkon kohë për dosjen

schedule14:46 - 17 Tetor, 2023

schedule 14:46 - 17 Tetor, 2023

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Alfred Belerit për largimin nga trupa të gjyqtyares Etleva Deda. Kjo e fundit u zëvëndësua me gjyqtaren Flora Hajredinaj që kërkoi kohë të njihte dosjen dhe seanca u shty për më datë 24 tetor. Beleri, që është arrestuar me akuzën e korrupsionit në zgjedhje të kryeër në bashkëpunim, nuk ishte i pranishëm.

Ndërsa në seancë nuk munguan përfaqësues të ambasadës greke përfshie edhe ambasadoren Konstantina Kamitsi. Në seancën e kaluar, avokatët e Belerit kërkuan të shpallen të pavlefshme aktet e prokurorisë së Vlorës që nisi hetimet për akuzën e korrupsionit në zgjedhje.

Po kështu ata pretenduan se, prokuroria e posaçme nuk i ka vënë në dispozicion përgjimet dhe pamjet filmike ku agjentë të operacionales kanë mbajtur nën vëzhgim për disa ditë Belerin. Alfred Beleri dhe Pandeli Kokaveshi u arrestuan më 12 maj me akuzën e korrupsionit në zgjedhje.

Sipas prokurorisë, kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, akuzohet se nëpërmjet shtetasit Arsen Rama që bashkëpunoi me prokurorinë, ka ofruar 40 mijë lekë , për 8 qytetarë që në këmbim të votonin në favor të tij. Bashkë më të, i pandehur është marrë edhe Pandeli Kokaveshi i cili po gjykohet në në gjendje të lirë për shkak të gjendjes shëndetësore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!