Boll më! Edhe pse në Gjermani e konsiderojnë një flamur në ekip, Thomas Muller është lodhur. Ky sezon e ka bërë të mendohet mirë për të ardhmen. Sulmuesi është 30 vjeç dhe ndjen se ka akoma për të dhënë në fushën e blertë.
Te Bayern Munich në kampionat e kanë aktivizuar në shtatë ndeshje, por vetëm tre herë si titullar. Kjo situatë e ka detyruar Muller të kërkojë largimin nga kampionët e Gjermanisë. Gazetari i Bild, Christian Falk, shkruan në Twitter se sulmuesi i ka kërkuar klubit t’i japë lejen të gjejë një klub tjetër në janar.
Muller, vjet nën urdhrat e Niko Kovac pati hapësira. Ai luajti 28 ndeshje si titullar dhe shënoi 6 gola. Sulmuesi në Bundesliga këtë sezon akoma se ka provuar ta dërgojë topin në rrjetë. Tashmë mbetet të shihet nëse Bayern-i do të japë “OK”-in për largimin e Muller. Në të shkuarën gjermanët kanë refuzuar oferta të çmendura për të. /abcnews.al
Exklusive: @esmuellert_ wants permission from the Club to leave @FCBayern in winter @SPORTBILD
— Christian Falk (@cfbayern) October 9, 2019