Pas shumë vitesh tensione, Turqia dhe Greqia rinisin bisedimet

schedule16:53 - 16 Tetor, 2023

schedule 16:53 - 16 Tetor, 2023

Greqia dhe Turqia i kanë nisur bisedimet për rivendosjen e marrëdhënieve gjatë një takimi mes ministrave të Jashtëm të të dy vendeve përkatëse të hënën, në përpjekje për t’u dhënë fund tensioneve shumëvjeçare.

Bisedimet e së hënës mes Konstantinos Fragogiannis të Greqisë dhe Burak Akcaparit të Turqisë, në të cilat morën pjesë edhe ekspertë nga të dy vendet, temë kryesore kishin gjetjen e fushave ku këto dy vende të NATO-s mund të bashkëpunojnë në çështje ekonomike.

Turizmi, energjia, mjedisi dhe mbrojtja civile pritej të ishin në agjendë, sipas burimeve brenda Qeverisë greke.
Të martën, bisedimet pritet të prekin tema më kontroverse, përfshirë sovranitetin në Detin Egje dhe Detin Mesdhe, si dhe emigrimin.

Nuk kishte pritje për rezultate specifike nga bisedimet, raportoi radioja greke, duke cituar burime brenda Qeverisë në Athinë.

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u pajtuan për të provuar rivendosjen e marrëdhënieve gjatë një takimi në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 20 shtator.
Ky vendim vjen pas shumë vitesh tensione politike mes dy vendeve. Turqia dhe Greqia kanë mospajtime të mëdha rreth sovranitetit të ishujve në Egje dhe shfrytëzimit të materialeve të përpunuara në rajon, siç është gazi natyral.

Nëse palët gjejnë pajtim, dy qeveritë do të takohen më 7 dhjetor në qytetin grek të portit, Selanik./REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!