Mesfushori i Liverpool, Georginio Wijnaldum, ka folur sot për mediat britanike, duke i thurur elozhe trajnerit Jurgen Klopp dhe duke komentuar sezonin e deritanishëm të “The Reds”. Në fjalën e tij, holandezi tha:
“Sigurisht që jemi të kënaqur me sezonin deri më tani, gjithçka ka shkuar siç duhet. Kemi pikë maksimale pas tetë ndeshjeve të para, por titulli kampion nuk fitohet në tetor. Ne duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, por edhe nëse nuk e bëjmë këtë gjë, Klopp është aty për t’u siguruar. Ai është diktator, kushti i tij është të jemi të përqëndruar në çdo ndeshje.
Manchester City është gjithmonë aty, kundër Wolves ishte vetëm një hap fals. Ata janë rivalë shumë të fortë dhe jam i sigurt se do të jemi shumë pranë me pikë në fund të sezonit”, tha Wijnaldum./abcnews.al