Lazio ka njoftuar zyrtarisht këtë mbrëmje se do të bëjë gjithçka që munden për t’i ndihmuar autoritetet të identifikojnë dhe ndëshkojnë tifozët që bënë thirrje raciste në ndeshjen e Europa League kundër Stade Rennais javën e kaluar. UEFA njoftoi akuzat e pretenduara më herët këtë javë dhe filloi një hetim në mënyrë që të identifikojë tifozët dhe sanksionimin e tyre.
Ky është edhe një incident tjetër racist që do të ndodhë brenda futbollit italian, pas incidenteve të tjera të profilit të lartë, ku rasti më i përfolur është ai i sulmuesit të Interit, Romelu Lukaku, që u sulmua me kore raciste nga tifozët e Cagliarit./abcnews.al
Njoftimi zyrtar nga Lazio:
“S.S. Lazio informon se ka marrë nga UEFA një ankesë në lidhje me sjelljen e disa tifozëve përgjegjës për kryerjen e veprimeve të përcaktuara si raciste. Duke konfirmuar se do të mbrojë reputacionin dhe traditën e tij, klubi njofton se ka ndërmarrë menjëherë hapa për të identifikuar ata që janë përgjegjës dhe do të zbatojë me rigorozitet kodin e etikës për të larguar autorët nga stadiumi”.
Comunicato 08.10.2019
✍️ https://t.co/3Jg216Rnla pic.twitter.com/IPxw6BCVIq
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) October 8, 2019