Sot afati i fundit/ Tre prokurorë të tjerë kërkojnë të bëhen pjesë e SPAK. Deri tani shtatë kandidatura për tre vende vakante

schedule13:12 - 16 Tetor, 2023

schedule 13:12 - 16 Tetor, 2023

Në ditën e fundit të dorëzimit të kanditaturave për tiu bashkuar prokurorisë së posaçme, edhe 3 prokurorë të tjerë kanë shprehur interesin, duke e çuar në 7 numrin e tyre.

Prokurorët Pali Deçolli, Bledar Maksuti dhe Anita Jella, kanë shprehur interes pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë për t’u bërë pjesë e Strukturës së Posaçme.

Më herët kanë dorëzuar kandidaturën Prokurorja Sonila Muhametaj, Albert Kuliçi Olsi Dado dhe prokurori Kreshnik Ajazi.

Afati i fundit për aplikime për tre vende vakante në SPAK është dita e hënë, ndërsa me zgjedhjen e tyre do të plotësohet e plotë për herë të parë trupa e SPAK që duhet të ketë në përbërje 20 prokurorë.