Blinken sërish në Izrael, takohet me Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë

schedule10:50 - 16 Tetor, 2023

schedule 10:50 - 16 Tetor, 2023

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka mbërritur në Tel Aviv, ku pritet të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe kabinetin izraelit të menaxhimit të luftës.

Kryediplomati amerikan ishte në Izrael javën e kaluar, disa ditë pasi Hamasi nisi sulmet e tij vdekjeprurëse në Izrael, në shenjë mbështetjeje nga administrata Biden teksa kërkon të përforcojë mbrojtjen e vendit dhe të parandalojë që konflikti të përshkallëzohet më tej.

Vizita e dytë e Blinken në Izrael vjen ndërsa SHBA kërkon të ndihmojë qytetarët amerikanë të bllokuar në Gaza të largohen nga vendkalimi Rafah.

SHBA po punon gjithashtu me partnerët rajonalë për të ndihmuar në sigurimin e lirimit të pengjeve, përfshirë qytetarët amerikanë, të marrë nga Hamasi gjatë sulmit të tyre brutal më 7 tetor.

Më herët të hënën, zyra e kryeministrit izraelit mohoi se kishte ndonjë marrëveshje për hapjen e kalimit kufitar Rafah.

Të dielën Blinken premtoi se kalimi “do të jetë i hapur” dhe se SHBA po punonte me OKB-në, Egjiptin, Izraelin dhe të tjerët për të koordinuar përpjekjet për ndihma.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!