Një gjykatës i lartë tha se ai dhe gruaja e tij, Vahide Mohammadifar, humbën jetën si pasojë e plagëve të shumta me thikë në qafë.
Sipas Hossein Fazeli-Harikadi, kryegjykatës i provincës Alborz pranë Teheranit, Merzouy i dërgoi një mesazh vajzës së tij Mona rreth orës 21:00 duke e ftuar për darkë në shtëpinë e tyre në Karaj, në perëndim të Teheranit.
Por kur mbërriti një orë e gjysmë më vonë, gjeti trupat e pajetë të prindërve të saj.
Më vonë gjatë ditës, policia tha se “nuk kishte shenja të hyrjes me forcë” në vendin e krimit, duke shtuar se “nuk është shkaktuar asnjë dëm në dyert” e shtëpisë së tyre. Megjithatë, ata thanë se në vendin e ngjarjes “u gjetën gjurmë” të cilat ata besojnë se “kishin lidhje me vrasësin”.
/abcnews.al