Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli” dhe zbatimi i masave të përcaktuara për Paketën e Sigurisë në shkolla.
Në pranga kanë rënë 2 të rinj që tentuan t’iu shisnin lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, bashkëmoshatarëve të tyre, në dy shkolla ku ata vetë ishin nxënës.
Njëri prej të arrestuarve mbante edhe armë të ftohtë me vete, në shkollë. Sakaq janë sekuestruar 486 gramë kanabis, dhjetëra doza kokaine dhe kanabisi, si dhe një armë e ftohtë thikë.
Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksonit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al/