Konservatori Christopher Luxon fiton zgjedhjet në Zelandën e Re

schedule14:28 - 14 Tetor, 2023

schedule 14:28 - 14 Tetor, 2023

Ish-biznesmeni Christopher Lacson do të jetë kryeministri i ri i Zelandës së Re, pasi fitoi zgjedhjet e sotme. Qytetarët e Zelandës së Re votuan për ndryshim pas gjashtë vitesh të një qeverie liberale, të udhëhequr në pjesën më të madhe nga Jacinda Ardern.

Formimi i qeverisë konservatore të Lacson ende nuk është përcaktuar dhe kutitë e votimit janë ende duke u numëruar. Ai falënderoi mbështetësit për punën e tyre në fushatë dhe tha se rezultati “nuk ishte ai që askush prej nesh donte”, raportoi Radio Zelanda e Re.

Kryeministri në largim Chris Hipkins, qëndroi vetëm nëntë muaj në postin e lartë pasi mori drejtimin nga Ardern në janar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!