Andrea Agnelli nuk heq dorë nga ideja e tij për krijimin e një Super Champions League. Në një takim mes liderave të futbollit evropian të zhvilluar në Londër, presidenti i Juventusit, njëkohësisht edhe presidenti i ECA (Shoqata e Klubeve Evropiane) shpjegon mendimin e tij.
“Kemi nevojë për më shumë ndeshje evropiane të një cilësie të lartë, përndryshe do të vazhdojmë të mbrojmë një sistem që nuk ekziston më. Nuk mund të kufizojmë ndeshjet shtëpiake, që nuk do të kenë aspak interes për fëmijët tanë.
Nuk kemi qëllim të vrasim kampionatet kombëtare dhe nuk bëhet fjalë për një kompeticion të mbyllur. Të gjithë duhet të kenë mundësinë për të ëndërruar fitimin e Champions League. Sidoqoftë, nëse shohim fazën e grupeve, të gjithë i parashikojnë lehtësisht ekipet që do të kualifikohen. Do të jetë një rezultat i madh, nëse gjejmë një projekt që ka konsensus në masën 75-80%”, përfundon Andrea Agnelli. /abcnews.al