Gara për 3 anëtarët e rinj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, cilët janë kandidatët (EMRAT)

schedule10:00 - 13 Tetor, 2023

schedule 10:00 - 13 Tetor, 2023

Këtë të premte, Asambleja e Përgjithshme e Prokurorëve do të zgjedhë sot 3 anëtarët e rinj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Mandati u ka përfunduar prokurorëve, Bujar Sheshit nga Apeli, Esmeralda Keshi nga Shkalla e Parë, dhe Eloida Goxhi po nga Shkalla e Parë.

Kandidatët për vakancën nga radhët e Apelit janë; Afërdita Ndoi dhe Moisi Duda.

Ndërsa, për Shkallët e Para: Edina Kurti, Durrës; Edlira Bako, Elbasan; Elsa Miha, Tiranë; Olger Minaj Korçë; dhe Vatë Staka, Shkodër.

“Mandati i përfundon Bujar Sheshit, i cili vjen nga radhët e prokurorëve të Apelit, dhe dy prokurorëve të Shkallës së Parë, siç janë Emseralda Keshi dhe Eloida Goxhi. Të tre kanë qenë anëtarë të lartë të Këshillit të Prokurorisë. Aspirojnë për të zënë vendin e tyre, nga radhët e prokurorët që vijnë nga Apeli, janë Afërdita Ndoi dhe Moisi Duda, për të zënë vendin e Bujar Sheshit. Ndërsa për vendet vakante të lëna nga Esmeralda Keshi nga Shkalla e Parë, dhe Eloida Goxhi, do të garojnë Edina Kurti nga Prokuroria Durrës; Edlira Bako nga Prokuroria Elbasan; Elsa Miha, Prokuroria Tiranë; Olger Minaj nga Prokuroria Korçë; dhe Vatë Staka, Prokuroria Shkodër”, raportoi gazetari Vija./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!