Festivali i rëndësishëm në Poloni/ Sopranoja shqiptare nominohet si artistja e re më e mirë nga gjithë bota

schedule09:42 - 13 Tetor, 2023

schedule 09:42 - 13 Tetor, 2023

Pas Ermonela Jahos, Marigona Qerkezi është sopranoja që po na bën krenarë kudo nëpër botë. Së fundmi, ajo është nominuar në kategorinë e artistëve të rinj në “The International Opera Aëards 2023” në Poloni.

Mes këngëtarëve operistikë nga e gjithë bota, Marigona është pretendente për të fituar çmimin e rëndësishëm.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Marigona ndau emocionet e këtij momenti kaq me vlerë. Ajo theksoi se pavarësisht punës dhe lodhjes së madhe, ëndërrat e saj po realizohen

Edhe për gjatë studimeve dhe jo vetëm, unë pedagoge vokale dhe jo vetëm, një inspirim kam mamin tim. Edhe vazhdoj të studiojë me të, të punojë çdo rol.

Shumë ëndrra po më plotësohen dhe natyrisht jam shumë mirënjohëse për këtë punë, pavarësisht se punon fort, është çdo herë një sadisfaksion shumë i madh kur të plotësohen të gjitha ato ëndrrat në sirtar që ke. Unë them çdo herë që e dashuron shumë atë që bën, atëherë ajo nuk ka asnjë pengesë.

Jam shumë e lumtur që u nominova dhe u futa në atë listën e shkurtër dhe të ngushtë për kategorinë e këngëtarëve të rinj, nga e mbarë bota dhe kështu që është një nominim ndryshe nga të gjitha ato që kam marr nëpër konkurse të ndryshme, pasi është internacional dhe jam e nderuar që jam sot këtu në këtë pikë”, rrëfeu Marigona./abcnews.al