Pavarësisht se janë grumbulluar me Kombëtaren italiane, për sfidat e kualifikueseve të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, “yjet” e Italisë, Sandro Tonali e Nicolo Zaniolo janë marrë në pyetje nga policia në Itali.
Aktualisht mesfushori i Juventusit, Nicolo Fagioli është zyrtarisht nën hetim për baste, por mediet italiane raportojnë se ai nuk është i vetmi lojtar që ka shkelur rregullat për vendosjen e basteve.
Nga Italia raportohet se Zaniolo ka vënë baste në ndeshjet e “verdhekuqve” të Roma në Kupën e Italisë, ndërsa Tonali gjithashtu akuzohet se ka vënë baste për ndeshjet që ka luajtur, në kohën kur ishte pjesë e skuadrës së Milan.
Sipas raportimeve Tonali dhe Zaniolo u panë së bashku me kryedelegatin Buffon duke u takuar me policinë brenda kampit të Coverciano për të diskutuar mbi hetimin e basteve, teksa kujtojmë se të dy lojtarët janë larguar nga Seria A drejt Premier League, me Tonali-n që u transferua te Newcastle, ndërsa Zanioli tek Aston Villa. /i.m /abcnews.al