Konflikti Izrael Palestinë, si edhe sulmi i fundit i Hamas, që solli përshkallëzimin e konfliktit ishin në fokus të emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, këtë të enjte. Për analistin Mentor Nazarko, fakti që shërbimi sekret dështoi të zbulojë këtë agresion, mund të tregojë për në sabotim nga brenda.
“Ajo çka duket e çuditshme është se nëse nuk ka qenë Egjipti, por dikush tjetër, si shërbimet sekrete izraelite nuk kanë mundur të zbulojnë përpjekjet e një revolte të përmase kaq të mëdha. Duket se ka patur një sabotim nga brenda. Nëse ka qenë një fuqi tjetër që ka përdorur Egjiptin, atëherë ku është Izraeli, ku është shërbimi izraelit. Ajo c ka mendoj unë që vlen për çdo lloj shteti, është se ndoshta në Izrael përveç ndonjë sabotimi, çarje të brendshme, nuk ka funksionuar ajo që është pika më e fortë e tyre, harmonia mes krahut, ekstrem dhe paqësor.” -tha Nazarko.
Por për ekspertin e sigurisë, Ilir Kulla, problemi duhet parë nga brenda.
“Problemi lidhet me tre elementë të rëndësishëm. Me situatën politike që 4 vitet e fundit ka qenë më e keqja nga themelimi i Izraelit, me dobësitë që ka brenda sistemi izraelit, dobësitë ekonomike, përplasjet politike, protestat, dhe përplasjet me Perëndimin. Por ajo që duhet thënë është se vëmendja e shërbimeve izraelite në tërë këtë kohë, ka qenë, Iran, Siri, Liban për shkak të Hezbollahut, Bregu Perëndimor, por sidomos arabo-izraelitët brenda që kanë nisur të kërcënojnë. Vëmendja nga Gaza ishte hequr se menduan do jetë nën kontrollin e Egjiptit, ky është shpjegimi politik pse nuk ka funksionuar. Teknikisht duhet të hyjmë të shohim, a ka dështuar shërbimi ushtarak, a konsiderohet Gaza jashtë apo brenda Izraelit? Si është e mundur që Mosadi nuk ka patur informacion, aleatët të mos dinin asgjë. Dhe këtu lind pyetja: Pse ndodh kjo gjë? Unë kam një shpjegim më normal, lufta e fundit reale që ka bërë Izraeli është ajo e 1973. Këta që drejtojnë sot këto shërbime sigurie, ishin bërë më shumë personazhe kinemaje, në realitet Izraeli ka rreth gjysmë shekulli që nuk bën luftë reale”, tha Kulla.