“Ka nisur një hetim për Vuçiçin”, çfarë po paralajmëron politikani serb

schedule17:42 - 12 Tetor, 2023

schedule 17:42 - 12 Tetor, 2023

Në një intervistë në emisionin “Ballkan Update”, gazetari Visar Duriqi komentoi deklaratën e politikanit serb për një hetim ndërkombëtar të ndërrmarrë për anti terrorizmin.

Ai tha se nuk ka ende informacion për një hetim, duke shtuar se kompania në fjalë nuk ka asnjë ekspert serb.

“Nuk kemi pasur informacion për një hetim, por dihet që ai projekt ka qenë i dyshimtë. Është prej projekteve më jotransparente. Nuk dihet kush punon, si punon. Vuçiçi ka lejuar një kompani të huaj pas një inxhinier serb, gjasat që mund të jetë përdorur për pastrim parash janë të mëdha”, tha ndër të tjera Duriqi.

Politikani serb Boban Bogdanoviç është shprehur: Përveç Dahlanit, presidentit Vuçiç, kreut të Emirateve të Bashkuara, Arabisë Saudite janë edhe të tjerë që kanë tentuar të fshehin qëllimin  e vërtetë të projektit “Belgrade Waterfront”. Ajo që më inkurajon është informacioni që kam marrë se ka nisur një hetim i gjerë dhe shpresoj që ky hetim do të zbulojë lidhjet e ngushta në mes të sulmit terrorist në Izrael, sulmit terrorist në Kosovë dhe do të vërtetojë lidhjen ngushtë të presidentit Vuçiç me krimin e organizuar, organizatat terroriste dhe kryesitë e akteve terroriste dhe se ai do të sanksionohet bashkë me ata që janë kërcënim i vërtetë për paqen dhe prosperitetin në të gjithë botën. Burimi me të cilin nuk mund ta zbuloj është i besueshëm dhe besoj muajt e ardhshëm do të nxjerr të gjitha faktet në dritë dhe do të dëshmoj që presidenti Vuçiç është çdo gjë tjetër, përveç jo faktor i stabiliteti në rajon./abcnews.al/