NYT: Presidenti amerikan Donald Trump ofendoi emigrantët

schedule15:25 - 24 Dhjetor, 2017

schedule 15:25 - 24 Dhjetor, 2017

Sipas të përditshmes amerikane, Nju Jork Tajms, presidenti amerikan ka ofenduar rëndë emigrantët duke thënë se ata që vijnë nga Haiti kanë sidë. Këtë deklaratë Trump e ka bërë pasi ka lexuar shifrat e emigrantëve që kanë hyrë në territorin amerikan.

Presidentii Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është sërish në qendër të polemikave. Sipas raportimit të Nju Jork Tajms, në një takim në muajin qershor në zyrën ovale, presidenti është shprehur ashpër kundër emigrantëve dhe vizave të dhëna për ata që janë hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2017. Trump është shprehur se 15 mijë emigrantët e ardhur nga Haiti kanë të gjithë sidë, ndërsa 40 mijë të tjerët nga Nigeria nuk do pranonin të ktheheshin më në barakat e tyre.

Sipas burimeve të cituara nga e përditshmja amerikane, Trump është zemëruar pasi kishte lexuar të dhënat e mbledhura nga këshilltari i tij Stephen Miller mbi numrin e emigrantëve që kishin hyrë në territorin amerikan. Në atë kohë sekretar amerikan për sigurinë kombëtare, John Kelly, dhe sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, ishin përpjekur të qetësonin presidentin por pa pasur sukses. Në fund të debatit i gjithë faji për numrin e madh të emigrantëve që kishin hyrë në vend i është vënë Tillerson./abcnews.al