Avionët izraelitë kanë lëshuar fletëpalosje në qytetin Beit Lahia në Rripin e Gazës.
Në të, shkruhej se për shkak të veprimeve të Hamasit, do të kryhen bombardime, ndaj i paralajmëruan banorët që të evakuohen menjëherë, shkruan BBC.
Fletëpalosja paralajmëron banorët të shkojnë në strehimore dhe se ndërtesat ku Hamasi po vepron do të shkatërrohen.
Izraeli thotë se Irani qëndron pas sulmeve të Hamasit, pasi e ka furnizuar organizatën me armatime dhe raketa.
Por Teherani zyrtar e ka mohuar diçka të tillë, megjithëse është në mbështetje të Hamasit./abcnews.al