Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të takohet të premten (13 tetor), me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas.
Burime palestineze kanë deklaruar për Sky News, se takimi do të zhvillohet ditën e nesërme.
Takimi, do të ishte i pari ballë për ballë mes amerikanëve dhe liderit të Autoritetit Palestinez (PA) i cili qeveris pjesërisht Bregun Perëndimor, por është rival i Hamasit që kontrollon Gazën.
Ky takim, i cili nuk është konfirmuar zyrtarisht nga amerikanët, përfaqëson një nevojë për të mbajtur sa më shumë kanale diplomatike të hapura në një kohë të pasigurisë akute rajonale.
Këtë të mërkurë, Blinken mbërriti në Tel Aviv, dhe në një konferencë të përbashkët për shtyp, shprehu mbështetjen e SHBA për Izraelin./abcnews.al