Turneu i Euro 2024 është edhe një burim të ardhurash për të gjithë federatat e kombëtareve që do të marrin pjesë në Berlin.
Nëse Shqipëria kualifikohet në Euro 204, Federata Shqiptare e Futbollit do të përfitonte 9.25 milionë euro. Kjo është shifra minimale dhe e njëjtë me 24 kombëtaret e tjera që do të marrin pjesë në grupe.
Por fitimet financiare nuk ndalen me kaq. Pas çdo fitoreje në grup, UEFA shpërndanë një bonus prej 1.5 milionë eurosh, ndërsa për barazimin 750 mijë euro.
Për çdo kombëtare që do të arrijë të kualifikohet nga grupet, do të përfitojë 2 milionë euro të tjera. Çerekfinalja sjell 3.25 milionë euro, gjysmëfinalja 5 milionë euro.
Sa u përket dy ekipeve që shkojnë në finale, humbësi merr 7 milionë euro, ndërsa kombëtarja që fiton Euro 2024 do të përfitojë 10 milionë euro./h.ll/abcnews.al