Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Blinken në Tel Aviv, takohet me Netanyahu

schedule12:52 - 12 Tetor, 2023

schedule 12:52 - 12 Tetor, 2023

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken është takuar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Tel Aviv, sipas një deklarate nga zyra e Netanyahut.

“Ne jemi këtu  dhe ne nuk do tju lemë vetëm” i tha Blinken Netanyahut në fillim të takimit.

Ndër të tjera, në takim morën pjesë edhe ministri i jashtëm izraelit, kreu i këshillit të sigurisë kombëtare të Izraelit dhe ambasadori i Izraelit në Uashington.

Para se të nisej drejt izraelit, Blinken u tha gazetarëve se do të punojë me aleatët rajonalë të SHBA-së për të siguruar lirimin e më shumë se 100 personave të marrë peng nga Hamasi, disa prej të cilëve mund të jenë shtetas amerikan.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!