Renditja botërore e klubeve/ City në krye, Real Madrid dhe Inter plotësojnë podiumin

schedule15:29 - 12 Tetor, 2023

schedule 15:29 - 12 Tetor, 2023

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS), ka përditësuar renditjen e saj botërore të klubeve, duke llogaritur kështu edhe rezultatet e marra nga ekipet e futbollit kohët e fundit.

Kreun e renditjes e mban Manchester City i Pep Guardiolës, në vendin e dytë vjen Real Madrid i Carlo Ancelotti dhe në vendin e tretë Interi i Simone Inzaghit.

IFFHS njihet ligjërisht nga FIFA dhe merret me statistika dhe rekorde, si individuale ashtu edhe ekipore, në garat e organizuara nga organi më i lartë botrëror i futbollit ose federatat e lidhura me të si UEFA.

Fillimi i shkëlqyer në kampionat dhe ecuria e mirë në Champions League e bën Interin protagonist në përditësimin e dytë të 2023 të renditjes botërore të klubeve./h.ll/abcnews.al

Lista e 10 klubeve në renditjen botërore të klubeve:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!