4 plumba në kokë dhe 2 në gjoks: Ekpertiza tregon si u eliminua Eri Zefi

schedule14:15 - 8 Tetor, 2019

schedule 14:15 - 8 Tetor, 2019

Ekspertiza mjeko-ligjore ka nxjerrë në pah detaje të tjera nga eliminimi i 34 vjeçarit nga Kurbini, Anton Zefi. Ai njihej gjithashtu edhe me emrin Eri Zefi dhe ishte i vëllai i Ndue Zefit, i cili vrau më shumë se një vit më parë në Durrës komshiun e tij pas një sherri për motive banale.

Raporti mjeko-ligjor konfirmon se viktima u ekzekutua me 6 plumba, 4 prej të cilëve i ka marrë në kokë dhe 2 të tjerë në gjoks.

Viktima nuk ka shenja dhune të tjera të trup, ç’ka sipas grupit të hetuesve tregon se ai është kapur diku tjetër dhe është sjellë në vendin e ekzekutimit për të shmangur dëshmitarët.

Viktima u gjet i vrarë rreth orës 16:00 të së mërkurës në një zonë të pyllëzuar 50 metra larg rrugës së Kombit.

Ishte një banor i zonës i cili ka pikasur trupin e viktimës në një kanal dhe menjëherë ka njoftuar policinë në lidhje me ngjarjen.

Në vend nuk janë gjetur gëzhoja plumbash çka ka vështirësuar punën e hetuesve. /abcnews.al/