“Surpriza më e bukur”, Sacchi “elozhe” për Thuram: Jemi duke parë një lojtar të jashtëzakonshëm

schedule23:26 - 11 Tetor, 2023

schedule 23:26 - 11 Tetor, 2023

I transferuar me parametra zero gjatë merkatos së verës nga gjermanët e Borussia Monchengladbach te “zikaltërit” e Inter, sulmuesi francez, Marcus Thuram është kthyer në një pikë “kyçe” në repartin ofensiv të skuadrës së drejtuar nga tekniku Simone Inzaghi.

Mirëpo, përveç “zikaltërve” shumë i lumtur për këtë transferim duket të jetë edhe ish-“strategu” italian, Arrigo Sacchi, i cili për mediat italiane është shprehur se Thuram mund të konsiderohet si surpriza më e bukur e kësaj merkatoje vere.

“Për mua surpriza më e bukur është Marcus Thuram. Jemi duke parë një lojtar të jashtëzakonshëm që është përshtatur në perfeksion me skuadrën e re. Ndjek me përpikmëri të gjitha këshillat e trajnerit dhe mbi të gjitha është në një linjë me Lautaro Martinez. Argjentinasi përfiton shumë nga hapësirat që krijon Thuram dhe jo më kot është golashënuesi i kampionatit”,- u shpreh ish-“strategu” italian. /i.m /abcnews.al