Mungesa e tragetit të linjës Vlorë-Brindizi ka penalizuar prej shtatë ditësh qytetarët. Shkak është bërë një remont por kompania e linjës nuk ka ofruar asnjë zgjidhje alternative. Në këto kushte prefekti Flamur Mamaj thotë se është një situatë e përsëritur ndaj është menduar ndryshimi i operatorit që operon prej kohesh në portin e Vlorës.
Prej shtatë ditësh nuk funksionon trageti Vlorë-Brindizi. Shkak sipas kompanisë së linjës është bërë një remont i cili ka penalizuar qytetarët. Në kushte të tilla është kërkuar vendosja e një trageti tjetër.
Por mjeti lundrues që pritej të hynte në këtë itinerar nuk ka marrë licencën për të ushtruar aktivitetin pasi nuk ofron kushtet e duhura të sigurisë për udhëtarët. Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj thotë se janë njoftuar ministria e transporteve, kryeministria dhe autoritetet italiane.
Kjo situatë sipas prefektit është e përsëritur ndaj në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse po mendohet edhe për ndryshimin e operatorit që e ofron këtë shërbim prej kohësh për qytetarët e Vlorës. /ABC News Albania 24/7