“Erdha në Tiranë me një valixhe druri”, rrëfehet Shqipe Zani: Gjithçka ndryshoi kur preka pianon

schedule11:25 - 11 Tetor, 2023

schedule 11:25 - 11 Tetor, 2023

Sopranoja e njohur, Shqipe Zani, ka bërë për herë të parë një rrëfim për jetën e saj në emisionin “Pas Mesnate” në ABC Neës.

Ajo ka zbuluar fillimet e saj në fushën e muzikës, ku që në moshë të vogël spikatej nga fëmijët e tjerë. Zani theksoi se babai i saj ishte ai që e çoi në Liceun Artistik, pasi të gjithë si familje merreshin me muzikë.

“Unë di të them që Gramshi ishte shumë i vogël dhe ne mblidheshim, këndonim, bënim valle. Edhe unë shikohesha ndryshe nga shoqet. Si për impostimin e zërit dhe për të lozur, si për shembull për pozat më të bukura”.

Pra, që në atë moshë pash te vetja ime që unë pa kënduar nuk rrija dot. Ishte një pjesë e imja, të cilën e konstatoi babai dhe më çoi në Lice.

Ne në shtëpi kemi kënduar të gjithë. Vëllai im që tani nuk jeton u bë flautist dhe unë u bëra këngëtare. Ama ne të gjithë këndonim ne shtëpi dhe kur këndonim profesori e mori harkun dhe ja bënte me shenjë. Një herë ia bëri motrës sime dhe tani kur e kujtojmë ajo më thotë që atëherë u pa se çfarë drejtimi do të merrnim”.

Më tej, ajo ndau dhe momentin kur shkoi për herë të parë në Tiranë dhe me vete kishte një valixhe prej druri.

“Më pëlqen ta them që kur kam ardhur, erdha me një valixhe druri dhe u futa në lice me imagjinatën se ku do vete, si do jetë Liceu. Dhe të nesërmen preka për herë të parë pianon në jetën time dhe aty e kuptova që isha në Lice”./abcnews.al