Megaoperacioni “Flakë në det”, GJKKO sekuestron 11 pasuri të paluajtshme të grupit kriminal

schedule10:17 - 11 Tetor, 2023

schedule 10:17 - 11 Tetor, 2023

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka sekuestruar 11 pasuri të paluajtshme, që u përkisnin anëtarëve të grupit kriminal, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Flakë në det”.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se këtë të mërkurë, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kofirmuar përmes një deklarate, se Armando Papa, është pjesë e grupit të Gëzim Çelës.

“SPAK ka konfirmuar se Armando Papa është pjesë e grupit të Gëzim Çelës. Ditën e sotme, janë vënë në sekuestro pasuri të paluatjshme të anëtarëve të grupit, disa gomone, disa automjete. Janë 11 pasuri të sekuestruara të anëtarëve të këtij grupi. Prej 48 orësh, është vënë në pranga, ish shefi i komasiarit të Kurbinit, Dritan Metaj, teksa në kërkim është shpallur Gëzim Çela dhe 3 persona të tjerë”, raportoi ndër të tjera gazetari Vija.

Pasuritë e sekuestruara

1. Shoqëria “Royal Blue” Sh.p.k, e themeluar në datë 26 Tetor 2022 me administratore dhe ortake të vetme me 100% të kuotave shtetasen M.Th. me objekt aktiviteti Bar Restorant dhe adresë Lezhë, Laç, Qarku Lezhë, Bashkia Laç, Njësia administrative Fushë-Kuqe, Fshati Patok, Pasuria nr. 1759, Zona kadastrale 1673;
2. Automjet i markës Volkswagen, modeli Golf viti i prodhimit 2020 ngjyrë e bardhë me targë, në pronësi të N. Ç.;
3. Automjet i markës Audi, modeli Q8, viti i prodhimit 2018, ngjyrë e bardhë, në pronësi të N. Ç.;
4. Automjet i markës Audi, modeli A8, viti i prodhimit 2017, ngjyrë gri e errët, në pronësi të shtetasit A. I.;
5. Automjet i markës Wolkswagen, modeli Golf, viti i prodhimit 2015, gjyrë gri, në pronësi të shoqërisë “Ayla” shpk.;
6. Mjet lundrues tip Gomone, me ngjyrë gri, me gjatësi 9 m dhe gjerësi 2.7 m, me tre motorë me ngjyrë të zezë, të markës Yamaha 350 V8;
7. Kartëmonedha të prerjes 50 euro, 200 copë, sekuestruar shtetasit A. I.;
8. Shuma monetare 35 000 (tridhjetë e pesë mijë) Euro, 500 (pesëqind) paund britanik, 50 (pesëdhjetë) franga zvicerane dhe 2 344 500 (dy milion e treqind e dyzetë e katër mijë e pesëqind) lekë, sekuestruar shtetasit N. Ç.;
9. Mjet ujor Zip, gomone me gjatësi rreth 7 metra, me 1 motorr ‘entrobord’, tip Ratox me numër M6237725, ngjyrë e zezë e vendosur në karrelin me numër ROMA86/52;
10. Mjet ujor tip gomone me ngjyrë gri me mbishkrimin AKUILA NERA SEM, me 1 motorr tip SUZUKI, me fuqi 150 hp me numër 02/0z/580020;
11. Mjet ujor tip gomone, ngjyrë e zezë me gjatësi rreth 10m me mbishkrimin “G-RS”, me 2 motor tip Suzuki me fuqi 300 hp secili me numra 3000ZP – 245968 dhe 3000ZP – 245/92.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!