Mediat italiane publikojnë pamjet e autorit të vrasjes së dy agjentëve të policisë

schedule12:14 - 8 Tetor, 2019

schedule 12:14 - 8 Tetor, 2019

Publikohen pamjet e përpjekjes për arratisje të personit i cili vrau dy agjentë policie në komisariatin e Triestes. Autori i vrasjes u përpoq të grabiste dhe një automjet të policisë.

Pasi vrau dy agjentë policie në komisariatin e Triestes, Alehandro Meran u përpoq të arratisej madje dhe të grabiste një prej automjeteve të policisë. Pamjet e kësaj skene janë publikuar të martën nga mediat italiane, ku shihet vrasësi i dy agjentëve teksa qëllon me dy pistoleta Brenda ambjentit të komisariatit. Nga këto të shtëna mbeti i plagosur një tjetër agjent, ndërsa qëllohet dhe vetë autori. Më pas amerikanojugori përpiqet të arratiset në rrugë duke qëlluar dhe ndaj shtatë agjentëve të tjerë, para se të dorëzohej.

Meran sillet si një person i paqëndrueshëm psikologjikisht dhe për këtë arsye prokuroria ka kërkuar një analizë psikiatrike për të, teksa ai është transportuar në burg nga spitali. Ndërkohë në Itali vijojnë polemikat për sa i përket pajisjeve të munguara të policisë dhe pse kreu i policisë së Triestes deklaroi se vrasja e dy kolegëve nuk ka lidhje me këtë temë. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!