Tarifat e mjekësisë/ Paguaj 250 mijë lekë në vit dhe je “i lirë”

schedule23:35 - 10 Tetor, 2023

schedule 23:35 - 10 Tetor, 2023

TIRANË- Përmes bojkotit të mësimit dhe protestave prej dy javësh  studentët  e mjekësisë së përgjithshme  kërkojnë  anulimin e ligjit që I detyron të shërbejnë në vend  pas diplomimit. Sipas këtij ligji, studentet pas diplomimit, duhet të qëndrojnë dy deri në tre vite në Shqipëri, ndërsa studentet qe janë në vit të parë, janë detyruar të pranojnë qëndrimin në vend 5 vite pas mbarimit të shkollës.

Masat u morën, për shkak të emigrimit të këtyre studenteve drejt perëndimit, të etur për staf të ri mjekësor. Dhe pikërisht në këtë moment kur studentët nuk e pranojnë, janë publikuar kostot vjetore të një viti shkollor në universitetin shtetëror. Këto janë kostot që një student duhet t’i paguajë mbrapsht, nëse ai kërkon të largohet, duke prishur kontratën.

Kjo fature vjetore, është Rreth 250 mijë lekë të reja.

Kosto e studimit është përllogaritur nga një grup i posaçëm pune në Universitetin e Mjekësisë. Pas diskutimit  në Rektorat vendimi kaloi në Senat dhe pasditen e të hënës mori dhe firmën e Bordit të Administrimit të Universitetit.

Me miratimin e kostos para tyre ka dy zgjedhje;  ose të paguajnë rreth  250 mijë lekë në vit për t’u shkolluar e pastaj të jenë të lirë ,  ose të punojnë në Shqipëri pas shkolle, dy deri në tre vjet.

Kontrata që do t’ju paraqitet studentëve po hartohet nga Universiteti i  Mjekësisë. Sipas ligjit në fuqi, mjekët e rinj që do të ndjekin specializimin ulin detyrimin për të  shërbyer në Shqipëri me katër vite. Periudha e profilizimit për ta do të jetë njëkohësisht edhe punë edhe shkollë.