Pas votimit me 123 vota pro në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, vendi ynë u zgjodh anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut për periudhën 2024-2026.
Ambasada e SHBA-së në Tiranë, në një mesazh në rrjete sociale ka uruar vendin tonë, pasi u zgjodh për herë të dytë anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së.
“Urime Shqipërisë për zgjedhjen e saj në Këshillin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut! Shqipëria ka qenë një zë parimor në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe zgjedhja e saj në Këshillin e të Drejtave të Njeriut është një mundësi tjetër për të dalë në mbrojtje të më të cenuarve në mbarë botën. Ne jemi krenarë që qëndrojmë përkrah Shqipërisë në promovimin e dinjitetit njerëzor dhe drejtësisë në mbarë botën”, shkrihet në mesazhin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë./abcnews.al/