Mirlind Daku mban premtimin, takohet me bashkëshorten e heroit të Kosovës dhe i dhuron fanellën e tij

schedule15:23 - 10 Tetor, 2023

schedule 15:23 - 10 Tetor, 2023

Kombëtarja shqiptare është grumbulluar për ndeshjen e radhës kundër Çekisë, sfidë e cila do tw luhet mw 12 tetor nw “Air Albania”. Mirlind Daku, sulmuesi kuqezi ka pasur një vizitore speciale në grumbullim, duke bërë që atmofera para ndeshjes të ndizet.

Sulmuesin nga Gjilani e ka vizituar bashkëshortja e heroit të Kosovës dhe njëherazi komandantit legjendar të UÇK-së, Agim Ramadani. Daku, në golin e shënuar kundër Polonisë një muaj më parë ia dedikoi “Katanës”, nofkë me të cilin thirrej Agim Ramadani gjatë luftës.

Tatuazhi i gdhendur në trupin e Daku-t bëri xhiron e mediave, me Shukrijen që ka takuar futbollistin. Një premtim i mbajtur nga të dy, që vjen vetëm dy ditë para ndeshjes kundër Çekisë.

“Takim i këndshëm me Mirlind Dakun dhe sportistët që na bëjnë krenarë! Në kombëtare nuk ka kufinj ,aty kemi Shqipërinë etnike! Ju lumtë djema,ju priftë e mbara e suksesi”, ka shkruar Shukrije Ramadani në rrjetin social Facebook./ h.ll/abcnews.al