Dy gazetarë palestinezë u vranë mëngjesin e sotëm nga një sulm ajror izraelit. Raketat goditën një ndërtesë banimi pranë portit të peshkimit në Gaza, sipas një sindikatë gazetarësh dhe një zyrtari publik.
Drejtori i zyrës së mediave të qeverisë së Hamasit, Salameh Maalouf, bëri të ditur emrat e viktimave: Said al-Tawil, Mohammed Soboh dhe Mohammed Abu Reziq.
Sipas raporteve, disa gazetarë të tjerë u plagosën në të njëjtën zonë gjatë sulmit.
/abcnews.al